A ka t’ardhme të sigurt koalicioni nese deshton Demarkacioni

Partnerët e medhaj të koalicionit qeverisës, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk janë të sigurta se çfarë ka me ndodhë me koalicionin në rast se nuk ratifikohet Marrëveshja për Demarkacionin e kufinit me Malin e Zi.

Madje përfaqësues të koalicionit qeverisës thonë se tash per tash nuk janë të sigurta votat e nevojshme për ratifikimin e demarkacionit.

E analistët politikë në vend thonë se nëse koalicioni deshton në këtë çashtje, atëherë ka shumë gjasa që vendi me shkue në zgjedhje të reja të parakohshme, ose të formohet nji qeveri teknike në mënyrë që të përgatiten kushtet për zgjedhje të reja që do të mbaheshin mbrenda gjashtë muejsh.