A ka ushtarakë nga Kosova në luftën e ISIS?

Ministri i FSK’s, Haki Demolli, në Seminarin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po i zhvillon punimet në Prishtinë, ka shpjegue se cilët janë mekanizmat shtetnorë që e mbikëqyrin dhe e kontrollojnë FSK’në.

Po ashtu, ai ka thanë se Kosova ka kallxue nji sukses jashtëzakonisht të madh, tue shtue se në dhetë muejt e fundit nuk ka asnji kosovar që asht identifikue se ka shkue në ISIS.

“Unë me përgjegjësi të plotë e them se asnji ushtar i FSK’s, asnji ushtarak i Kosovës nuk asht i kyçun në ISIS, madje ju e dini të gjithë, që keni ndigjue gjatë prezentimit të presidentit, por edhe gjatë prezentimit të djeshëm të kryetarit të Kuvendit, jam i sigurt edhe nesër keni me ndigjue nga vetë ministri i Punëve të Mbrendshme, më këtë rast Republika e Kosovës ka kallxue nji sukses jashtëzakonisht të madh, simbas informatave që kemi nga ministria e Punëve të Mbrendshme në 10 muejt e fundit nuk ka asnji kosovar të vetëm, i cili asht identifikue që ka shkue në radhët e ISIS’it”, ka thanë Demolli.