A ka vendos me garue Bekim Jashari për kryetar të Skenderajt!

Djali i Hamëz Jasharit, Bekimi, ende nuk ka marrë vendim definitiv nëse ka me ju futë apo jo garës për Kryetar të Skenderajt, në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen me 22 Tetor.

Megjithatë, Jashari për herë të parë ka konfirmue se nëse e ban nji gja të tillë, atëherë Sami Lushtaku dhe Nuredin Lushtaku nuk do të jenë pjesë e garës për kreun e Komunës së Skenderajt.

Në nji prononcim për Indeksonline, Bekimi thotë se nëse bahet kryetar ka me i shërby në plotni qytetarëve të kësaj ane, derisa konfirmon se nuk do të kyçet n’asnjë parti.

“Ende nuk e kam marrë vendimin, asht e njajta gjendje. Jam tue shqyrtue kërkesën e qytetarëve, por s’ka diçka konkrete. Nëse e marrë vendimin unë ka me qenë në të mirë të vendit dhe qytetarëve kurgja tjetër as ma shumë e as më pak”, asht shpreh ai, tue shtue se në qoftë se garon ka me dal si kandidat i pamvarun.

Në fund, Jashari theksoi se ka miqësi të mirë me dy Lushtakët.

Për këta të fundit konfirmoi mundësinë e moskandimit për qytetin i cili që nga mbaslufta asht bastion i Partisë Demokratike të Kosovës.

“Samiun dhe Nurën dytë i kam shokë, ata nuk kandidojnë nëse dal unë”, asht shpreh në fund ai.