A kanë me i marrë pensionet veteranët me paret e planifikueme në buxhetin e Kosovës?

Ministria e Financave ka ba publikimin e Buxhetit të Kosovës për vitin e ardhshëm, i cili asht miratue të Hanën në mbledhjen e Qeverisë.

Buxheti për vitin e ardhshëm ka me qenë deri në dy miliardë euro, apo për afër 320 milionë euro ma i naltë se buxheti i këtij viti.

Buxheti kryesisht mbështetet në të hyrat fiskale. Nji pjesë e tij planifikohet të sigurohet nga huadhania nga institucionet ndërkombëtare dhe nji pjesë e mjeteve që lirohen nga AKP’ja.

Simbas raportimit të fundit nga Gazeta Fjala pritet që gjysa e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk kanë me arritë me i marrë pensionet me paret që janë planifikue në buxhetin e Qeverisë.

Qeveria ka nda 38 milionë euro, që për 12 muej në nivelin e pensionit prej 170 eurove, siç parasheh ligji për veteranët, kanë me mjaftue veç për 18 mijë e 630 persona.

Ndërsa, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi në nji prononcim për Indeksonline ka theksue se kjo përgjegjësi nuk i takon ministrisë së drejtueme nga ky i fundit.

 

Deri në Shtatorin e këtij viti ishin 28 mijë e 100 persona që janë paraqitë për me gëzue të drejtën e statusit të veteranëve. Kurse, kryeministri i vendit planifikon që këto pensione të zvogëlohen së paku për 60 euro, në bazë të nenit 24 të ligjit për buxhetin.