A kane me iu kthye Kuvendit deputetët e opozitës, kallxon AAK

Ka ma shumë se shtatë muej që partitë opozitarë VV, AAK, e Nisma, po i bojkotojnë punët e Kuvendit tue mos marrë pjesë as në komisionet parlamentare.

Por sot deputetët e opozitën ishin të pranishëm në Komisionin Parlamentar për Stabilizim Asocim, komision që e përcjell zbatimin e MSA’s.

Se a nënkupton kjo pjesëmarrje e sotme kthimin e deputetëve të opozitës në punën e Kuvendit, zadhanësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj tha për Indeksonline se deputetët kane me marre pjesë në tana forumet por jo edhe në Kuvend se simbas tij, legjislativi asht kthye në instrument të Qeverisë.

Jo, kjo nuk e nënkupton kthimin e tyre në kuvend, deputetët do të marrin pjesë në të gjitha forumet ku do të dëgjohet zëri i tyre por jo në kuvendin e Kosovës, pasi që kuvendi është shndërruar në instrument të qeverisë duke mos pasur kurajën as të kontestoj marrëveshjet antikushtetuese” , tha Nitaj.