A kane me lane sot Donika Gervallen me hy ne Kuvendin e LDK?

donika gervalla-roll

Donika Gervalla, kryetarja e deges se LDK ne Gjermani, juriste, e martueme me ish deputetin e CDU ne Parlamentin e Gjermanise Stefan Schwarz, me te cilin i ka dy femi, e bija e heroit shqiptar Jusuf Gervalla – nuk u la me hy ne mbledhjen e Keshillit te Pergjithshem te LDK, qe u mbajt para do dite ne Prishtine. Ne menyre brutale dhe aspak te hijshme, ajo u pengue dhe u terhoq zhag, tue mos u lane me hy ne sallen ku zhvillohej tubimi.

Indinjaten e saj dhe mllefin me zhvillimet ne LDK zoja Gervalla e shprehi ekskluzivisht ne emisionin Rrokum Roll te Televizionit Rrokum.

Sot, zoja Donika Gervalla ka paralajmerue se ka me shkue dhe me hy ne sallen e hotelit Emerald, ku do te mbahet Kuvendi i Lidhjes Demokratike te Kosoves, ne oren 8 e gjyse.

Kamerat tona jane atje.

A ka me lane LDK Donika Gervallen me hy ne Kuvend?