A kanë me ndejt AAK e AKR deri në fund të mandatit me VV’n në Prishtinë?

kuvendikomunal

Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re kanë me qenë deri në fund të mandatit në bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje në Prishtinë.

Ani pse në nivelin qendror VV asht në opozitë, kurse AAK e AKR në pushtet, në kryeqytet këto tri parti kanë vendosë me qenë bashk deri në fund të mandatit.

“Jo, kemi me ndejt deri në fund, tash ka mbete edhe nji muej. Nuk munjm m’i lanë disa punë pa u krye. Bashkëqeverisja ka ecë dhe po ecë mirë. Ndryshe, unë jam edhe bartës i listës së AAK për zgjedhjet lokale dhe për neve nuk prish asnji punë me ndejt deri në fund, ngase siç thash janë edhe disa punë”, tha për lajmi.net, Gent Begolli, drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës nga radhët e AAK.

Edhe partneri tjetër i koalicionit, AKR, asht e vendosun me përfundue mandatin në Komunë.

“I kemi projektet dhe duhet të përfundojnë, nuk kemi diçka konkrete nga partia jonë, apo ndonji vendim nga VV’ja”, tha shkurt Ferat Makolli, drejtor i Bujqësisë nga radhët e AKR’s.

Shperndaje në: