A kanë me u klonue njerëzit n’hapsinë? NASA don me i rritë pjesët e trupit në Mars

NASA ka zbulue se ka per qellime me i rrite indet e njeriut ne hapsine, me qellim qe me ndihmue ne te ardhmen e hulumtimeve te thella ne hapsine.

Tashma ka nise nji lloj gare, ne mesin e shkencetareve, ne konkursin qe ka hape NASA,  qe po mundohen me krijue inde te trasha dhe funskionale te likures qe munden me mbijetue jashte Planetit, transmeton Rrokum.TV

Fondi i Agjensise se Hapsines ka nda fonde per tre ekipe shkencetaresh qe me krijue nji “metabolizem funksional”, te indeve vaskulare te organeve te njeriut, qe munden me u kontrollue mbrenda ne laborator.

Per me fitue kete konkurs, ekipet e shkencetareve duhet me krijue nji ind 1 cm te trashe qe mundet me i mbajte te gjalla 85 perqind te qelizave te saj, ma shume se 30 dite.

NASA-UFO-566564

Steve Jurczyk, zadhanes ne NASA ka thane se “njerezit tane, te cilet kane me qene pioneret e hapsinave te thella, kane me qene burimi yne ma i randesishem i udhetimit tone ne Mars dhe ma gjane”, transmeton Rrokum.TV

Zadhanesi i NASA ka shtue edhe se, “Rezultati i kesaj konkurrence, jo vetem qe ka me qene e dobishme per eksplorimin e hapsines, por ka me ba edhe revolucion ne kujdesin shendetsor ne Toke”.

“Ky konkurs ka me testue nese indet e njeriut munden me i perballue faktoreve qe perfshihen ne eksplorimet ne hapsinen e thelle”./Rrokum.TV