A kanë me u largue apo shkarkue drejtorët e ‘Stentave’

U asht dhanë mandat që të dorëhiqen. Në të kundërtën, deri të Premten e kësaj jave, nëse nuk e bajnë nji gja të tillë, të gjithë udhëheqësit e klinikave dhe spitaleve që janë të akuzuem në rastin “Stentat”, do të shkarkohen.
E Premtja e kësaj jave asht dita e fundit kur drejtori i Klinikës së Kardiologjisë, Gani Bajraktari, drejtori i Spitalit të Gjilanit, Besim Guda, si dhe drejtori i Spitalit të Mitrovicës, Mirdi Strana, duhet me dhanë dorëheqje.

Në të kundërtën, në mbledhjen e Bordit të Shërbimit Klinik Spitalor Universitar të Kosovës asht vendos që ata të shkarkohen nga pozitat që udhëheqin.

Po ashtu, ky fat i pret edhe gjashtë shefa të njisive të ndryshme udhëheqëse në kuadër të SHSKUK’s.

Gjithë kjo po ndodh mbas aktakuzës që ndaj nji numri të madh të zyrtarëve shëndetësorë asht ngrit në rastin e njohun tashma si “Stenta”, ku n’mesin e të akuzuemve janë edhe këta udhëheqës të institucioneve shëndetësore.