A kanë me u takue Thaçi e Vucic në New York?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka paralajmërue se në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkueme në New York ka m’i pasë disa takime.

“Kemi me pasë biseda bilaterale me kolegët nga Turqia, Danimarka, Egjipti, Belgjika, sigurisht edhe me presidentin e Francës, si dhe me shefin e diplomacisë ruse. Kemi me u pa për disa minuta edhe presidentin e SHBA’ve, Donald Trump”, ka thanë Vucic, transmeton lajmi.net.

Në New York ka me qenë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po ashtu, ka paralajmërue nji takim të shkurtë me Trump’in.

As Thaçi dhe as Vucic’i nuk kanë paralajmërue takim me njani-tjetrin në New York.