A kanë me vazhdue takimet e partive politike për Demarkacionin?

Udhëheqësi i dialogut në mes të subjekteve politike në vend, Naim Rashiti, ka ba të ditun për “Zërin” se kanë me vazhdue përpjekjet për arritjen e koncensusit për çashtjen e Demarkacionit. Megjithatë, ende nuk asht caktue ndonji datë për takim në mes të liderëve.

Përpjekjet për gjetjen e nji zgjidhjeje për çashtjen e Demarkacionit të kufinit me Malin e Zi kanë me vazhdue edhe në t’ardhmen. Bahet e ditun se janë tue vazhdue konsultimet për këtë çashtje, megjithatë ende nuk asht caktue ndonji datë për takim në mes të liderëve të subjekteve politike.

Koalicioni qeverisës thotë se asht në pritje të arritjes së koncensusit, ndërsa opozita, pret nga pushteti që me pranue rikqyrjen e marrëveshjes.

Naim Rashiti nga Grupi Ballkanik për Politika, i cili ka organizue dialogun në mes të subjekteve politike në vend ka thanë për “Zërin” se janë tue vazhdue konsultat për çashtjen e Demarkacionit të kufinit me Malin e Zi, megjithatë ka ba të ditun se aktualisht nuk asht tue u pregaditë ndonji takim ndërmjet liderëve partiakë në vend.