A kanë me votue Demarkacionin, Vjosa Osmani e Arben Gashi?

Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi koalicionit qeverisës PDK-LDK dhe Listës Serbe mundet me i dështue për ratifikim në Kuvend.

Kjo marrëveshje, e cila po kundërshtohet nga partitë opozitare, deputetë e së cilës kanë thanë se nuk kanë me votue, por edhe nuk kanë me u ndalë tue e kundërshtue, nuk ka me u votue as nga disa deputetë të partive në pushtet, e disa prej tyne ende nuk kanë vendosë se qysh kanë me veprue.

Nga 120 deputetë sa ka Kuvendi i Kosovës, marrëveshja me Malin e Zi duhet me u votue me 2/3 e deputetëve apo mbi 80 vota.

Ndërkaq, përveç 30 deputetëve të opozitës janë edhe disa deputetet nga koalicioni qeverisës e disa të pamvarun që tashma kanë ba të ditun se kanë me votue kundër kësaj marrëveshje.

Shpetim Bulliqi nga LDK, Rifat Qela nga Lëvizja për Bashkim, Gëzim Kelmendi e Shaip Muja si deputetë të pamvarun janë ata që kanë thanë se kanë me votue kundër Demarkacionit.

Ndërsa, Vjosa Osmani shprehet: “Unë ende nuk e kam pa marrëveshjen që asht nënshkrue. Edhe pse po bahen afër nji vit nga nënshkrimi i saj, Qeveria nuk e ka përcjellë këtë marrëveshje deputetëve, madje as për informim. Deri tash askush nuk e ka marrë mundin me na bindë se kjo marrëveshje ka qenë në rregull.

“Ndërkaq në anën tjetër ka mjaftë argumente bindëse të paraqituna nga ekspertët, të cilët thonë se asht gabue në përcaktimin e vijës kufitare”, asht shprehë Osmani.

Nji tjetër deputet i LDK’s, që nuk ka vendosë nëse ka me votue Demarkacionin  asht Arben Gashi.

Ai për lajmi.net ka thanë se për këtë ka me vendos në Kuvend dhe se ende nuk e ka shqyrtue materialin.