A kanë me votue qeverinë e PAN’it, Naser Rugova dhe Teuta Rugova?

Deputeti i zgjedhun nga radhët e LDK, Naser Rugova, ka përgenjështrue lajmin se ai dhe Teuta Rugova kanë me votue koalicionin PAN.

Rugova thotë se që të dy janë të përkushtuem fuqishëm për LDK’n dhe se respektojnë në plotni vendimet e organeve legjitime të kësaj partie.

“Teuta dhe Naser Rugova janë deputetë të LDK’s, janë të përkushtuem fuqishëm për LDK’n, respektojnë në plotni vendimet e organeve legjitime të LDK’s”, ka thanë Rugova.

Ai ka deklarue se, “sot paradite kishim nji takim shumë konstruktiv të Grupit Parlamentar të sapo konfirmuem me kryetarin dhe kryesinë e partisë dhe kemi koncensus të plotë si grup parlamentar dhe si subjekt politik me përvojë që jemi se nuk ka koalicion me PDK, kemi me i pritë limitet kohore kushtetuese dhe mandej kanë me u marrë vendime koncensuale”, shkruen Insajderi.

Ai thotë se, edhe kryesia e LDK’s, por edhe krejt partia janë të vendosun që të mos kenë koalicion me PDK-AAK-NISMA.