A keni pa nji stërvitje kaq të madhe me raketa (video)

SHBA  dhe Koreja e Jugut kanë mbajt nji stërvitje masive për hedhjen e raketave balistike, mbasi Koreja e Veriut testoi nji raket me rreze të gjatë që besohet se mund të arrijë Amerikën kontinentale.

“Vetëpërmbajtja asht ajo qe ndan nga armëpushimi dhe lufta por kjo mundet me ndryshue në çdo kohë, thanë të dy ushtritë aleate.

Do t’ishte nji “gabim i randë” që Koreja e Veriut të mendonte ndryshe, theksuen  përfaqësuesit ushtarakë.

Kina dhe Rusia i kanë kërkue Veriut me pezullue programin e saj të armëve në këmbim të ndalimit të stërvitjeve ushtarake mes Amerikës dhe Koresë së Jugut.

SHBA ka kërkue nji takim urgjent të Këshillit të Sigurisë të OKB’s për me diskutue testin e djeshëm të Kim Jong-un.

Nji sesion i mbyllun i trupit prej 15 anëtarësh do të mbahet gjatë ditës së sotme.

Pheniani pohoi të Martën se ka testue me sukses nji raketë balistike ndërkontinentale (ICBM).