A kishte bombë n’avionin që kishte me udhëtue Ivanov!

Nji alarm për bombë n’aeroportin e Shkupit, në avionin që kishte me udhëtue presidenti Gjorgje Ivanov, ka ba qe ky fluturim me u anulue.
Anulimi i fluturimit asht ba mbasi shin ba krejt përgaditjet për fluturim dhe udhëtarët ishin në pritje.

Nji qen kërkues i MPB ka zbulue se nuk bahet fjalë për bombë, por vetëm për nji telefon celular.

Nga presidenca kanë theksue se Ivanov përmes Stambollit kishte me udhëtue drejt Madagaskarit për pjesëmarrje në Samitin e Frankofonisë.

Hetimet zbuluen se shkaku i alarmit të rremë për bombë në aeroplanin e “Turkish Airlines” n’Aeroportin e Shkupit ishte nji telefon celular aktiv në bagazhin e nji shtetasi turk që po udhëtonte nga Shkupi për në Stamboll, raporton INA

 

ivanov