A kishte Kosova me BE’në mosmarrëveshje për EULEX?

Mosmarrëveshje mes Bashkimit Europian dhe institucioneve të Kosovës nuk ka pasë sa i përket mandatit të EULEX’it.

Të paktën kështu thonë në Bruksel.

Maja Kociancic, zadhënëse e BE, ka thanë për Tribuna Channel se BE dhe Kosova janë marrë vesh për mandatin e EULEX pa vështirësi. Por, ajo nuk ka dashtë me komentue vonesën e letrës nga BE për institucionet e Kosovës.