A kishte m’u takue Kryeministrja serbe me Kryeministrin Haradinaj?

ana brnabic

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, ka deklarue se nëse kishte me qenë e nevojshme, ajo kishte me u takue me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kjo deklaratë e saj erdhi mbas akuzave të shumta në Serbi, se ajo nuk kishte me pranue me u takue me nji person “të akuzuem për krime lufte”.

“Nëse asht e nevojshme, jam e gatshme me u takue me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj”, deklaroi Brnabic.

Kryeministrja serbe në Radiotelevizonin e Vojvodinës, foli edhe për dialogun e mbrendshëm të Serbisë për Kosovën.

Ajo deklaroi se qeveria serbe ka me ndihmue këtë dialog tue krijue grupe punuese, me krejt qytetarët që duen me marrë pjesë.

Shperndaje në: