A la KEDS në rrugë 240 punëtorë!

Prejse konsorciumi turk “Çalik&Limak” e ka privatizue distribucionin e energjisë elektrike në Kosovë, 240 punëtorë janë largue nga puna.

Sindikalistët alarmojnë se po përgaditet edhe largimi i 200 të tjerëve.

Në KEDS mohojnë deklaratat e tilla.

Konsorciumi turk “Çalik & Limak” prej kohës kur e ka privatizue distribucionin e energjisë elektrike ka largue nga puna 240 punëtorë, përderisa ka ankesa se edhe 200 të tjerëve pritet me ju shkëputë kontratat e punës.

Në vitin 2013, kur ka ndodh privatizimi i Distribucionit, sindikalistët bajnë të ditun se në kompani kanë punue rreth 2720 punëtorë, përderisa tri vjet ma vonë numri i të punësuemve nuk asht ma i madh se 2300.

Prej numrit prej 420 punëtorëve që nuk janë ma në punë, 180 punëtorë kanë arritë moshën e pensionimit.

Hysni Gashi, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Distribucionit, ka thanë për “Zërin” se pamvarësisht kërkesave të vazhdueshme, deri tash nga menaxhmenti i KEDS’it nuk ka marrë ndonji sqarim për largimet masive nga puna.

Ndërsa zyrtarët e KEDS’it mohojnë që ndonji punëtor të jetë largue nga puna, por, si thonë ata, nji gja e tillë ka ndodh në baza vullnetare.