A mundeni me besue këtë deklaratë të Vucic për shqiptarët!

Kryeministri serb, Aleksandar Vucic, ka vlerësue nalt shqiptarët si karakter, tue kërkue nga biznismenët serbë të punojnë dhe të investojnë në Shqipni. “Shqiptarët janë njerëz të besës, prandaj duhet punue me ta“, ka thanë ai.

Vucic tha se në kohën kur ekonomia asht e randësishme, ky asht patriotizëm dhe kjo asht rruga e vetme që duhet ndjekë.

“Due m’i inkurajue njerëzit tanë të shkojnë në Shqipni, të ndërtojnë objekte turistike, të krijojnë kompani të përbashkëta. Shqiptarët e mbajnë fjalën dhe janë njerëz të mirë dhe të punës. Unë jam ndoshta subjektiv, por due t’u them se kjo asht e mirë për Serbinë dhe punoni mirë me ta. I kuptojmë ndamjet politike, por duhet t’i kthehemi t’ardhmes”, tha Vucic.

Forumi i Biznesit Shqipëri-Serbi në qytetin e Nishit ka çue kureshtjen e qindra gazetarëve dhe biznismenëve serbë. Në nji takim ma të relaksuem se në Beograd, tash doket se gjuha ka ndryshue. /Top-Channel.