A mundet me ju ndërrue destinimi i Kishës Ortodokse n’oborrin e UP’s!

Ka gati dhetë ditë që tema rreth objektit të papërfunduem të Kishës Ortodokse në Kampusin Universitar të Prishtinës, po tronditë skenën politike kosovare.

Ka kërkesa që ky objekt të rrënohet për shkak se ajo u ndërtue dhunshëm në kohën e Slobodan Miloshevic’it.

Kundërshtarët e kësaj ideje thonë se rrënimi ka me i shkaktue dame shtetit të Kosovës.

Nji opsion tjetër që përmendet asht edhe ndërrimi i destinimit të objektit, raporton Klan Kosova.

Ndonëse gjasat që këtij objekti me ju ndërrue destinimi janë minimale, ka raste në botë kur objektet fetare janë vënë në funksion të publikut ose edhe janë shndërrue në prona e shtëpi private.