A mvaret Koalicioni qeverisës nga ratifikimi i Demarkacionit?

Kryeministri Isa Mustafa ka deklarue se Kosova nuk ka me shkue në zgjedhje, sepse simbas tij, me përkrahjen e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ka me u ratifikue Demarkacioni, ka thanë ai në nji intervistë për Epokën e Re.

“Tue mos dashtë t’i analizoj analistët, më duhet të them se me përkrahjen e deputetëve të Kosovës, kemi me ratifikue shejimin e kufinit, kemi me i liberalizue vizat, kemi me transformue FSK’në, kemi me fuqizue partneritetin me SHBA’të dhe subjektivitetin e Kosovës”, ka deklarue Mustafa.

“Ndërkaq, jetëgjatësia e koalicionit nuk lidhet për projektligje të veçanta. Sa iu përket proceseve zgjedhore, unë mund të them se na nuk u frigësohemi në asnji moment atyne, por mendoj se Kosovës nuk i duhen zgjedhje, por zgjidhje. I duhet lëvizje e lirë në vendet e BE’s, i duhen Forcat e Armatosuna të Kosovës, i duhet përkrahja e SHBA’ve për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, në OKB. Proceset zgjedhore nacionale kanë efekte prolonguese në krejt këto drejtime”, asht shprehë kryeministri.