A po afron lufta? Studenti amerikan viktima e fundit e Koresë së Veriut (foto)

Otto Warmbier ka ndrrue jetë, gjashtë ditë mbasi u kthy në SHBA nga Koreja e Veriut.

Studenti 22-vjet u kthy në koma në shtëpinë e tij në Ohajo mbasi kaloi 17 muej në burg në Korenë e Veriut.

Ai u arrestue mbasi vjedhi nji poster propagande në Kallnor të vitit të shkuem.

Ai u kthye në gjendje kome dhe nuk ishte në gjendje të komunikonte me familjen.

Koreja e Veriut tha se ai ra në gjendje kome për shkak të nji helmimi me ushqimin.

Ata e kthyen në shtëpi ‘për shkaqe humanitare’.

Familja e studentit fajësoi liderin e Koresë së Veriut për vdekjen e tij.

Ata thanë se djali i tyne ishte keqtrajtue në kushte mizore.

Presidenti amerikan Donald Trump tha se shpreh keqardhje për familjen e studentit, të cilin e quejti “viktima e fundit e Koresë së Veriut”.

Trump tha se asht i vendosun për me ndalue regjimet që nuk respektojnë as rregullat bazike të respektit ndaj jetës.

Otto Warmbier shpërtheu në lot kur u denue me 15 vjet burg në Korenë e Veriut.

Pamjet e atij momenti banë xhiron e botës.

Vdekja e tij vjen në momentet kur marrëdhaniet mes SHBA’ve dhe Koresë së Veriut janë shumë të tensionueme.

Disa media të djathta në SHBA thonë se pritet nji reagim i ashpër ndaj regjimit komunist.