A po bahet Demarkacioni ‘mision i pamundun’ për Qeverinë!

Koalicioni qeverisës megjithëse i ka 85 deputetët në Kuvend nuk po arrinë me i  sigurue 80 votat e nevojshme për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Drejtuesit e koalicionit kohën e fundit nuk po lanë “gur pa lëviz” për me gjet konsensus me subjektet opozitare.

Opozita thotë se konsensusi mund të arrihet vetëm nëse procesi i demarkacionit nis nga zeroja.

Koalicioni qeverisës PDK – LDK, i njohun ndryshe si “Koalicioni i elefantëve”, me 85 deputetë nuk po arrinë me i sigurue 80 votat e nevojshme për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi.

Burime të “Zërit” kanë ba të ditun se janë mbi 10 deputetë të koalicionit qeverisës, të cilët po vazhdojnë me kundërshtue këtë marrëveshje.

Prandaj, simbas këtij burimi, drejtuesit e koalicionit po mundohen me gjetë nji zgjidhje të perbashkët më subjektet opozitare në mënyrë që me i sigurue votat e nevojshme për këtë marrëveshje, e cila konsiderohet kusht për liberalizim vizash.