A po deshton ratifikimi i Demarkacionit!

Tensione e incidente në kufinin me Malin e Zi janë paralajmërue tash kur bahet gati nji vit prejse Qeveria e ka nënshkrue marrëveshjen e demarkacionit me fqinjin perëndimor, por të cilën as nuk e ka nxjerrë për ratifikim në Kuvend dhe as nuk ka përmbush kërkesën e opozitës që me anulue.

Në Gushtin e kaluem, Hashim Thaçi ishte ministër i Punëve të Jashtme dhe në këtë cilësi e kishte firmos Marrëveshjen për kufinin me Malin e Zi.

Tash asht president shteti dhe para nji jave ka paralajmërue se ratifikimi i këtij dokumenti do të bahet mbrenda dhetë ditësh.
Kryeministri Isa Mustafa, ndërkaq, ka shpreh qëndrimin se Kosova duhet me ba shenimin e kufinit me Malin e Zi, por nuk e ka precizue se kur.

Megjithëkëtë, në dy partitë kryesore në pushtet, PDK e LDK, ka deputetë që bashkë me ata të opozitës e kundërshtojnë marrëveshjen.

Numri i tyne asht i tillë, sa të pamundësojë ratifikimin, proces që kerkon së paku dy të tretat e të 120 deputeteve sa ka Kuvendi.