A po dorëzohet Obama para Erdoganit për ekstradimin e Gulen!

Shtëpia e Bardhë konfirmoi se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe presidenti amerikan Barack Obama biseduen për ekstradimin e mundshëm të Fetullah Gulenit, liderit të organizatës terroriste FETO.

Zadhanësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, njofoti se kërkesa zyrtare në lidhje me ekstradimin e liderit të organizatës terroriste (FETO) ka arritë te autoritetet amerikane dhe se ka fillue procesi i shqyrtimit të kësaj kërkese.

Ai bani vlerësime në lidhje me tentativën e pasukseshme të FETO’s për grusht shteti dhe kerkesën për ekstradiminin e liderit të saj, Fetullah Gulen.

“Presidenti Obama persëri theksoi përkushtimin e fuqishëm të SHBA’s ndaj qeverisë së Turqisë, të zgjedhun në mënyrë demokratike”, tha ai.

“SHBA nuk i përkrah terroristët. SHBA nuk i përkrah njerëzit që bajnë komplote për të përmbys qeverinë e zgjedhun në mënyrë demokratike nga populli. SHBA asht e përkushtueme për sundimin e ligjit. Na do të veprojmë në pajtim me procedurat e përcaktueme në marrëveshjet për ekstradim”, theksoi Earnest.