A po e blejnë kinezët aeroportin e Tiranës?

Tirana Airport Partners (TIA), kompania që e ka nji kontratë koncesionare për menaxhimin e aeroportit të Rinasit, asht në negociata për me u shitë, simbas burimeve nga institucionet shtetnore shqiptare.

Burime zyrtare nga TIA, të kontaktueme nga portali “Monitor”, nuk pranuen me dhane komente lidhun me këto negociata, por pohuen se janë shumë afër mbylljes së negociatave me Qeverinë shqiptare për rishikimin e kontratës koncesionare.

Aktualisht pronarët e Tirana International Airport janë:

DEG-Deutsche investitions-und Enteicklungsgesellschaft mbH-31.7%;

Albanian-American Enterprise Fund “AAEF”-21.3%;

dhe AviAlliance GmbH-47%.

Por, kohëve të fundit edhe kompanitë kineze janë tue shfaqë interes për tregun shqiptar.

Jeo Jade, nji nga grupet ma të medhaja të pamvaruna të energjisë kineze, njoftoi se ka hy në nji marrëveshje për me ble kompaninë e prodhimit të naftës Bankers Petroleum, për nji shumë prej 407 milionë dollarë.