A po e ‘dridh’ koalicionin qeverisës Projektligji për Buxhetin e vitit 2017?

Qeveria e Kosovës ka miratue sot Projektligjin për Buxhetin e vitit 2017. Buxheti i Kosovës për vitin e ardhshëm u tha se ka me qenë 2 miliardë euro.

Megjithatë, ekspertë të shumtë thonë se buxheti prej dy miliardësh nuk asht real, mbasi që asht planifikues e jo realizues. Simbas tyne, të hyrat e planifikueme munden me dështue, prandaj frymja e buxhetit ma shumë asht ba për efekt politik, sesa asht në realitet.

Në anën tjetër, pakënaqësi më ndamjen e buxhetit ka në mesin e zyrtarëve të PDK’s, partnerit të madh të koalicionit qeverisës.

Lajmi.net nga burime mbrenda PDK-së, mëson se pakënaqësitë janë shprehë në ndamjet që u janë ba ministrive që udhëhiqen nga kjo parti, mandej komunave dhe agjencive tjera shtetnore.

“Nji ndamje e tillë e buxhetit favorizon ministrinë, komunat dhe agjencitë që udhëhiqen nga LDK’ja. Kjo e damton PDK’në në shumë rrafshe, prandaj kemi shprehë pakënaqësi të mëdha”, thonë burime mbrenda kësaj partie për lajmi.net.

Simbas tyne, kryeministri Isa Mustafa po kallxon anshmëni të theksueme dhe kjo asht e papranueshme dhe nuk ka me u tolerue.

“Kryeministri Mustafa sikur po i sheh afër zgjedhjet, kështu që asht fokusue në rritjen e përformancës te dikastereve dhe komunave që udhëhiqen nga partia e tij. Na kemi me shyrtue edhe njiherë këtë Projekt-Buxhet dhe kemi me kërkue me i ndryshue disa gjana sa i përket ndamjes së pareve”, thonë tutje zyrtarë të PDK’s që kanë dasht me mbetë anonimë.