A po e kushtëzon Lista Serbe Demarkacionin, qe me çka!

Ma s’paku 9 deputetë të dalë nga koalicioni qeverisës nuk kanë me votue ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi më 1 Shtator.

Megjithatë, kjo nuk duket se po i shqetëson shumë partnerët e koalicionit mbasi në “ndihmë” atyne pritet t’u vijë Lista Serbe.
Simbas burimeve të gazetës “Zëri” çmimi që partnerët LDK-PDK duhet me pague në rikthim të këtij “favori” asht votimi për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

E krejt ky “pazar” nuk po i çudit shumë partitë opozitare.

Ata thonë se vazhdimisht, koalicioni PDK- LDK- Lista “Srbska” i asht përshtat kërkesave të Listës Serbe.

Simbas tyne, votimi për të dyja këto pika, do të ishte situatë fitoreje për Listën “Srbska” dhe situatë humbjeje për Kosovën.

Kurse analistët politikë thonë se tashma asht edhe realitet se Lista Serbe nuk ka me votue demarkimin e kufinit me Malin e Zi nëse nuk “e blen” votën për Asociacionin!?