A po e paralajmëron Isa Mustafa largimin e Teuta Rugovës?

Kryetari Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Isa Mustafa përmes nji shkrimi në llogarinë e tij në ‘Facebook ka thanë se ata që shkelin qëndrimet e LDK’s cenojnë vlerat ma sublime të saj.

Nuk dihet se kujt i asht drejtue Mustafa me këtë shkrim.

Por kjo len hapsinë të kuptohet se shkrimi i asht drejtue deputetes se LDK’s, Teuta Rugovës e cila asht folë se mundet me votue Qeverinë e Ramush Haradinajt.

“LDK asht parti e idesë dhe rrugës së Ibrahim Rugovës. Ata që shkelin qëndrimet e LDK’s cënojnë vlerat ma sublime të saj”, ka shkrue Mustafa.