A po e shtyn Lista Serbe Demarkacionin!

Bojkoti që Lista Serbe po ju banë institucioneve, po ja pamundëson Qeverisë riprocedimin e Marrëveshjes për Demarkacionin mes Kosovës e Malit të Zi në Kuvendin e Kosovës.

Burime mbrenda Qeverisë kanë thanë për “Zërin” se u nevojiten votat e deputetëve serbë dhe pa u kthy ata nuk do të ketë riprocedim të marrëveshjes në Kuvend, shkruen Zeri.

Qeveria e Kosovës nuk e ka ndërmend me riprocedue Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës.

Kjo për faktin se nji gja të tillë nuk po mundet me ba si pasojë e mungesës së Listës Serbe në Kuvend e Qeveri dhe kundërshtimit të opozitës për versionin aktual.

Burime mbrenda kabinetit qeveritar kanë thanë se procesi i përmbylljes së demarkimit të vijës kufitare mes Kosovës e Malit të Zi nuk mundet me u ba pa u kthye Lista Serbe në Kuvend.