A po e synon edhe nji mandat Hollande!

Presidenti i Francës, Francois Hollande ka thanë se nuk ka me lanë që imazhi i Francës të përkeqësohet “gjatë muejve apo viteve të ardhshme”.

Deklaratat e Hollande thuhet se janë tregues i qartë se megjithatë ai synon me kandidue për nji mandat të dytë në postin e presidentit, raporton Reuters.

Në fjalimin e mbajtun sot mbi “demokracinë dhe terrorizmin”, Hollande tha se reagimet e rivalëve të tij të krahut të djathtë për sulmet e militantëve kanë tregue se qëllimi asht që të shkatërrohet modeli social i Francës.