A po e then Demarkacioni ‘koalicionin e elefantëve’?

Koalicioni qeverisës po përballet me probleme gjatë miratimit të ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës.

Pamvarësisht numrave që i kanë, mungesa e kuorumit po shihet si sinjal se dy partitë e mëdha munden me çue vendin në zgjedhje.
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës prej arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje e kanë quejt veten si “koalicion i elefantëve”, meqë kishin mbi 80 deputetë në Kuvend.

Por, koalicioni qeverisës tashma po përballet me sfidën e numrave, meqë nji mori projektligjesh dhe marrëveshjesh ndërkombëtare kanë dështue si pasojë e mospasjes së kuorumit, shkruen gazeta ‘Zeri’.

E, kjo po shihet si sinjal se partnerët qeverisës do ta çojnë vendin në zgjedhje.

Në seancën e 16 Qershorit, Kuvendi kishte në rend dite ratifikimin e Marrëveshjes financiare mes Kosovës dhe Bankës Europiane për Investime për projektin e rehabilitimit të linjës hekurudhore 10.