A po formohen Shtetet e Bashkueme t’Europes?

EU-663946

Tablloidi britanik “Express” shkruen se Gjermania, Franca, Italia dhe Luxembourgu e kane nenshkrue nji dokument ne Shtatorin e vitit te shkuem ne Rome, i cili fton per krijimin e “unionit gjeneral te shteteve”.

Ky dokument, simbas tablloidid, asht ba publik vetem sot.

Integrim edhe ma i madh i Unionit Europian koncentron ne qender jo vetem çashtjet ekonomike e fiskale si dhe ato te tregut te perbashket, por edhe sociale e kulturore, te sigurise dhe mbrojtjes te krejt shteteve anetare.

Ne deklaraten e perbashket nga ai takim ne Rome thuhet:

“Na besojme se ma shume, jo ma pak Europe na duhet per me ju gjegje sfidave qe po i kalojme”.

Dokumenti thote se propozime konkrete per integrim edhe ma te forte te Unionit Europian kane me u dhane ne takimin e Majit ne Luxembourg.