A po harron Opozita kerkesën për zgjedhje të reja!

lidretopozitar

Vetëvendosje, AAK e NISMA qysh në ditët e para të koalicionit PDK-LDK kishin nis kerkesën për zgjedhje të reja.

Kishin mbajt edhe protesta, tue përdor edhe kauza të tjera, për me shkue në zgjedhje.

Tash, Albin Kurti, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj kanë nisë të mos përmendin zgjedhjet e reja por vetëm me lëshue akuza në drejtim të deshtimeve qeveritare.

Albin Kurti, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj ishin prish në Nandor të vitit të kaluem kur s’ishin pajtue se kush do të ishte Kryeministër në nji Qeveri të re mbas zgjedhjeve të jashtëzakonshme që kerkonin me u mbajt.

Mirëpo, ideja për zgjedhje të reja, ka pushue prej se Vetëvendosje u rikthy në Parlament.

Kërkesë për zgjedhje të reja s’po ka ma as Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës dhe NISMA e Fatmir Limajt.

Krejt deputetët opozitarë janë pajtue me punue bashkë me kolegët e tyne nga PDK e LDK.

Tash në Parlament s’janë tue shkue deputetët e Listës Sprksa, të cilët po kundërshtojnë miratimin e dy ligjeve, atë për “Trepçën” dhe Ligjin për Investime Strategjike, shkruen Express.

Ndërkohë, aktivitetet e Opozitës po vazhdojnë në kundërshtim të veprimeve të Qeverisë.

Sot, Partia e Fatmir Limajt tha se Qeveria po thotë të pavërteta kur po deklarohet se janë punësue 20 mijë persona gjatë qeverisjes PDK-LDK.

Edhe Partia e Visar Ymerit e Albin Kurtit ka mbajt nji protestë sot te Burgu i Lipjanit, ku kanë kërkue lirimin e të dyshuemve për sulme terroriste ndaj Kuvendit të Kosovës.