A po i tutet me këtë deklaratë Trump Rusisë!

Amerika mundet me u përfshie në përleshje me Rusinë në rast se sulmojnë presidentin sirian, Bashar al Asad, ka thanë presidenti i ri amerikan, Donald Trump.
 Në rast se SHBA’të sulmojnë Asadin “mund të vije deri te përleshja me Rusinë dhe Sirinë”, ka thanë Trump në nji intervistë për “Wall Street Journal”.

“Qëndrimi im ka qenë, ju luftoni kundër Sirisë, Siria lufton kundër ISIS’it, kurse duhet të çliroheni nga ISIS. Rusia asht aleate e Sirisë, kurse e keni edhe Iranin i cili po bahet ma i fuqishëm për shkak neve, dhe asht aleat i Sirisë… Na i mbështesim kryengritësit kundër Sirisë, dhe nuk e dimë se kush janë ata njerëz”, ka shtue ai.

Gjatë fushatës zgjedhore, Trump ka deklarue se presidenti sirian, Bashar al Asad nuk asht lider ideal i Sirisë, por disa grupe opozitare, të cilat do të mund të vinin në pushtet mbas largimit të tij, do të mund të jenë edhe ma të këqija.