David Cameron kallxon pse po largohet!

David Cameron jep lajmin se po dorëhiqet, qe kur!

David Cameron ka deklarue se ka me dhanë dorëheqje nga posti i kryeministrit, mbasi që Britania e Madhe tanima ka votue për me u largue nga Bashkimi Europian.

Ai tha sot se do të paraqes dorëheqje në muejin Tetor, në konferencën e Partisë Konservatore.

Tue fol mbas votimit të britanikëve për dalje nga BE, ai ka thanë se “vullneti i popullit britanik” duhet respektue.

Ai ka shtue: “E due këtë vend dhe ndjehem krenarë që i kam shërbye për gjashtë vite”.

Qe fjalimi i kryeministrit britanik:

Britanikët kanë votuar për tu larguar nga BE dhe ne do të respektojmë vendimin e tyre. Më lejoni që t’ju uroj edhe juve që votuat pro daljes nga BE. Këto rezultate do të përcaktojnë të ardhmen e Britanisë.
E gjithë bota ka parë vendimin që ka marrë Britania e Madhe, por Britania ekonomike është e fortë.
Çdo gjë e ka një zgjidhje, ne do të kalojmë në një fazë tjetër të bisedimeve me BE për të treguar interesin e të gjitha shteteve të Mbretërisë së Bashkuar.

Unë jam i nderuar që kam qenë kryeministër i vendit për këto vite. Vlerësoj reformat e marra nga qeveria. Dua të theksoj se jam mirënjohës të gjithë atyre që kanë punuar me mua.
Kjo do të thotë që ekonomia jonë do të marrë një tjetër ritëm dhe për këtë arsye unë jam i mendimit për te rinegociuar me BE.

Unë besoj se kjo fushatë është bërë me mish e me shpirt dhe dua ta bëj të qartë se ky referendum nuk përjashton asnjë politikan, përfshirë këtu edhe mua dhe unë mendoj se vendi kërkon një lidershpit tjetër.

Unë do të bëj është e mundur që Britania të eci në rrugën e saj, por nuk do të ishte e drejtë që kjo të bëhej nga unë.

Është e nevojshme ardhmja e një lidershipi të ri në Britaninë e Madhe.

Unë do të vazhdoj të jem kryeministër edhe për tre muajt e ardhshëm, më pas një tjetër kryeministër do të vendoset.

Shikoni konferenën e Cameron mbas largimit të Britanisë nga BE.

 

A po jep dorëheqje kryeministri David Cameron?

Korrespodenti i televizionit britanik ITV, Cris Ship përmes nji postimi në Twitter, ka thanë se për pak minuta pritet që kryeministri britanik me dhanë dorëheqje.

Kjo për shkak se Britania tash doli nga Bashkimi Europian.

Ai ka shkrue se asgja ende nuk asht e konfirmueme mirëpo, ai thotë se ka kuptue se kryeministri britanik, David Cameron do të japë së shpejti dorëheqje nga posti i tij, shkruen BBC.

 

Ky asht postimi i tij në Twitter:

 

BREAKING: this is *not* confirmation. But I understand David Cameron to announce he is resigning