A po ju doken pamjet e Luftes III Botnore!

Trupat amerikane dhe ato të Koresë së Jugut kanë nis nji stërvitje të përmasave të mëdha.

Daily Mail, teksa poston foto nga kjo stërvitje, pyet: Lufta e Tretë Botnore?

Ma shumë se 17 mijë trupa amerikane dhe mbi 300 mijë forca koreane janë perfshi në këtë stërvitje.

Trupat simuluen nji kundër-përgjigje ndaj Koresë së Veriut.

Vendi komunist vazhdon pandërpre testimet bërthamore, tue deklaru se ka tashma gati bombën e rrezikshme me hidrogjen.

Ekspertët janë skeptikë për këto pretendime.

Ata thonë se Koreja e Veriut nuk asht në gjendje as të fusë në raketa mbushjet bërthamore.

Megjithatë, ka raportime se vendi komunist po tenton që të fusë mbushjet bërthamore në raketa.

Tensioni i naltë në rajon vjen mbas raportimeve të CNN se Koresë së Veriut i ka humb nji nëndetëse.