A po krijohet nji koalicion i ri opozitar?

Aleanca Kosova e Re (AKR) mund t’i bashkohet AAK’s dhe “Nismës” në koalicionin parazgjedhor.

Kështu kanë vlerësue analistët politikë, të cilët kanë thanë se po qe se ndodh nji gja e tillë, atëherë kishte me u krijue nji parti me fuqi solide politike, shkruen Zëri

E një gjë të tillë nuk e kanë mohuar asnjana prej këtyne partive.

Madje AAK dhe “Nisma” kanë thanë se ka gjasa të jetë bisedue në këtë drejtim.

 Mirëpo, për nji çashtje të tillë nuk ka dasht me komentue hiq Aleanca Kosova e Re.

Megjithëkëtë, para pak ditësh lideri i këtij subjekti politik, Behgjet Pacolli, tha se kreu i AAK’s, Ramush Haradinaj, ka qenë i vetmi prej opozitës që asht tregue konstruktiv.

Ai ka thanë se vijë të kuqe ka vetëm për PDK’n dhe LDK’n.