A po kthehet Tony Blair me shpetue Britaninë!

Ish-kryeministri britanik Tony Blair ka lanë me u kuptue në nji kthim të mundshëm të tij në politikë, në mënyrë që me u parandalue nji “tragjedi për Britaninë që të bahet nji shtet nji-partiak”.

Ish kryeministri ka paralajmërue se “forcimi i vazhdueshëm i së majtës mrenda Partisë së Punës dobëson vendin” dhe u bani thirrje politikanëve të moderuem “me qenë në narltësinë e sfidës”.

Blair më parë ka njoftue mbylljen e perandorisë së tij në botën e biznisit, mbas disa viteve përplot me kritika në lidhje me ndërmarrjen në të cilën ai fitonte paratë, shkruen Telegraph.

Ndërsa në nji intervistë për ‘Esquire’, ku po flitej rreth çashtjes nëse Blair planifikon me u kthye në politikë asht theksue se ekziston nji kufi për me bisedue në lidhje me këtë çashtje.

“Unë jam motivue, por nuk dihet se a kam nji bindje të fortë në lidhje me këtë. Ku mundem me shkue nga këto çfarë asht ajo që duhet me ba? Janë pyetje të hapuna”, ka thanë Blair.

Blair gjithashtu ka akuzue liderin Jeremy Corbin që u kthye në Partinë e Punës në vitet gjashtëdhjetë, simbas mediave britanike.

Gjithashtu simbas tij Mbretnia e Bashkueme për momentin asht shtet nji-partiak dhe nëse kjo çashtje nuk zgjidhet atëherë “diçka asht seriozisht e gabueme”.

“Sinqerisht kjo asht nji tragjedi për politikën britanike”, ka përfundue Blair.