A po lëkundet fuqishëm koalicioni PDK-LDK. Kilaj godet Hotin!

Isni Kilaj, zavendësministër në Ministrinë e Financave, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka hedh akuza të randa në drejtim të partnerit qeverisës, Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai n’emisionin “Kontakt” në ‘Tribuna Channel’ ka thanë se nëse vazhdohet me këtë qeverisje, atëherë po rrezikohet seriozisht koalicioni.

“Partneri ynë qeverisës (LDK) po sillet sikur t’i kishte fitue vet zgjedhjet, që nga kryeministri Isa Mustafa dhe ministrat tjerë të LDK’s”, ka deklarue Kilaj.

Ai ka kritikue ministrin e financave, Avdullah Hotin për largimet masive të njerëzve nga puna.

“Që nga koha e ardhjes së ministrit Avdullah Hoti në Ministrinë e Financave, ai ka nis nji fushatë të spastrimit të njerëzve që nuk kanë mendue si ai, përkatësisht si Lidhja Demokratike e Kosovës”, ka thanë Kilaj, tue përmend edhe emna konkretë prej të larguemve.

Që nga formimi i këtij koalicioni, simbas Kilajt, ministri i financave, por edhe disa ministra të tjera kanë keqpërdor pozitat e fitueme.

“Kanë largue njerëz nga puna për t’i vendos militantët e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka thanë ai.

Zv/ministri Kilaj ka folë në detaje edhe për problemet tjera nëpër ministri, ka folë për marrëveshjen e demarkacionit, reformat në PDK, por edhe për riformatimin e ekzekutivit dhe qeverisjen lokale në komunën e Malishevës nga vjen edhe Kilaj.