A po ndjek Theresa May hapat e Margaret Thatcher!

Theresa May ka vendos me shkue në Zvicër për me ba ecje nëpër bjeshkë, në pushimin e saj të parë që kur asht zhvendos në rrugën Downing, shkruen Daily Mail.

Kryeministrja ka fillue nji pushim 13 ditor, tue lanë kancelarin Philip Hammond në detyrë në Westminster.

May dhe burri i saj Philip janë tifoz të medhaj të ecjes në bjeshkë, dhe vizitojnë Alpet Zvicerane për dekada me radhë.

Zgjedhja e vendit për disa ditë pushimi nxit krahasime me Margaret Thatcher, gruen e vetme kryeministre të Britanisë së Madhe, e cila kalonte pushimet e saj në Graubunden.

 

2-margaet