A po paralajmëron dorëzimin kleriku Fethullah Gulen!

Kleriku mysliman që jeton në SHBA, Fethullah Gulen, të cilin Turqia e akuzon se e ka orkestrue puçin e deshtuem të muejit të kaluem, ka thanë sot se ai kishte me dorëzue veten para autoriteteve turk vetëm nëse fillimisht nji organ ndërkombëtar i pamvarun hetues e shpall atë fajtor.

“Nëse dhetë nga akuzat kundër meje vertetohen, atëherë unë zotohem se do të kthehem në Turqi për me vuejt denimin ma të randë,” ka shkrue Gulen në nji shkrim për të përditshmen franceze, Le Monde.

Gulen, i cili vazhdimisht e mohon se ka qenë i perfshimë në puç, të cilin madje e ka denue, ka thanë po ashtu se beson se sistemi i drejtësisë në Turqi tash kontrollohet nga krahu egzekutiv i vendit.

Turqia asht tue i ba presion SHBA’së me ekstradue 57 vjeçarin dhe i ka spastrue dheta mija perkrahës të tij nga forcat e armatosuna, institucionet tjera shtetnore, media dhe akademia.