A po paralajmeron Ferid Agani mbas akuzës dorëheqjen!

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, i akuzuem nga prokuroria e shtetit për shpërdorim të detyrës në mandatin e ish-ministrit të shendetësisë, i ka deklarue REL’it se “nuk do me ushtrue detyrën nën presionin e akuzës” dhe se po bahen bisedime me partnerët në qeveri për gjetjen e nji zgjidhje për situatën e krijueme.

“Të vetmen deklaratë përkitazi me këtë çashtje, sa më përket mue, deri në përfundim të saj do t’i japin organet e drejtësisë. Çashtja asht ba gjyqësore, dihet se për çka jam i akuzuem dhe e vetmja që tash më intereson asht verdikti sa ma i shpejtë dhe përfundimtar i organeve të drejtësisë gjyqësore mbi pafajësinë time të plotë.”

“Unë nuk jam i interesuem me ushtrue detyrën nën presionin e akuzës dhe përfundimisht jam për atë që parimi i pastërtisë duhet me u respektue në çdo qeverisje. Jemi në bisedime edhe me partnerët e koalicionit, edhe me kryeministrin dhe të shohim çka do të ndermarrë”, ka thanë Agani për REL.