A po rrëshqet Shqipnia drejt zgjedhjeve të reja!

Qeveria në Shqipni ka fillue të luhatet dhe simbas kercënimit të kryeparlamentarit Ilir Meta, vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja, ndërsa në Tiranë mund të formohet nji qeveri teknike.

Edhe pse ideja e kryeparlamentarit Meta nuk ka marrë mbështetjen e korit diplomatik të akredituem atje, prapë reforma në drejtësi e ban të paqëndrueshme Qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

Takimi i djeshëm trepalësh Rama-Meta-Basha nuk solli diçka konkrete edhe pse mesohet se ambasadori amerikanin, Donald Lu, dhe ai i BE’s, Romana Vlahutin, kanë kërkue marrëveshje për drejtësinë, por nuk e kanë mbështet qeverinë teknike.

“Partia Demokratike dhe unë e kemi konsiderue dhe e konsiderojmë krijimin e nji qeverie teknike si nji domosdoshmëni për organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe për stopimin e krizës së gjithanshme të vendit”, ka thanë Lulzim Basha, kryetar i PD’s.

Kryeparlamentari, Ilir Meta, që asht edhe kryetar i LSI’s, ka kërkue krijimin e nji qeverie teknike deri në zgjedhje, mbasi të votohet reforma në drejtësi.

Kjo deklaratë ka ngrit krejt klasën politike në kambë.

Krejt kjo krizë politike po vjen si shkak i reformës në drejtësi.

Simbas mediave lokale në Shqipni, Rama asht pajtue se duhet të bisedohet ende reforma në drejtësi.

Propozimi i Ilir Metës për krijimin e nji qeverie teknike deri në zgjedhje, mbasi të votohet reforma në drejtësi asht komentue aty për aty nga shumica e analistëve ma në za në vend.

Ata janë shpreh pro Ramës apo pro Metës, kanë ba parashikime se kush del i fituen, kush ka të drejtë për reformën dhe se si do të shkojë fati i qeverisë.