A po ruhet Murat Meha 24 orë prej policie!

Mbas hedhjes së nji mjeti shpërthyes të Martën te shtëpia e kryetarit të Komisionit Shtetnor për Demarkacion Murat Meha, Policia e Kosovës i ka ofrue atij mbrojtjen e afërt.

Ditën kur ishte hedh ky mjet i dyshimtë, i cili pastaj u shpërthye në mënyrë të kontrollueme nga policia, Murat Meha kishte qenë tue mbajt nji konferencë për media bashkë me kryeministrin Isa Mustafa, në të cilën e ka ripërsërit se Kosova nuk ka humbë territor me marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi.

Portali Insajderi merr vesh se Meha e ka pranue mbrojtjen dhe vezhgimin nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës për shkak të rrezikshmënisë mbas këtij rasti.

Meha pati reague menjiherë të Martën, tue thanë se po i rrezikohet edhe familja.
Përveç Mehës, policia ka ofrue mbrojtje edhe për anëtarët e tjerë të këtij komisioni, mirëpo simbas burimeve ata e kanë refuzue këtë masë të sigurisë.