A po sheh andrra me sy çelë Ivica Dacic!

Nji referendum për ndamjen e Vojvodinës nga Serbia nuk mundet me u organizue mbasi që ata të cilët kerkojnë këtë nuk e kanë shumicën në Kuvendin e Vojvodinës për me marrë nji vendim në lidhje me të, ka thanë ministri i Jashtëm Serb, Ivica Dacic, shkruen Telegrafi serb.

Referendumi në Vojvodinë sigurisht nuk mund të ndodhë për shkak të nevojës për me marrë nji vendim, e ata të cilët kanë propozue referendumin nuk e kanë as vendimin e bashkësisë lokale, e lëre ma të asamblesë provinciale, ka thanë Dacic mbas bisedimeve me Ministrin e Jashtëm Polak, Witold Vaščikovskim.

Tue komentue propozimet e disa partive nga Kosova për referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipninë, Dacic tha se asht mirë që kanë lind pohime të tilla, për shkak se bashkësia ndërkombëtare mundet me pa se Serbia ishte e drejtë dhe se thelbi i politikës së tyne asht bashkimi i Kosovës me Shqipninë.

“Na po flasim për 20-30 vjet. Atje nuk jetojnë dy popuj por nji, ata nuk janë kosovarë por shqiptarë të cilët jetojnë në Kosovë, sikurse edhe serbët që jetojnë në Kosovë” – ka thanë Dacic.

“Shqiptarët e Kosovës janë nji pakicë etnike mbrenda Serbisë dhe ata nuk kanë të drejtë për vetëvendosje,” ka thanë kreu i diplomacisë serbe.