A po synon Ramushi me ba per veti Mimozen? Qe pse!

Kryetari i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Ramush Haradinaj, asht pa tue pi kafe në mëngjesin e sotëm me kryetaren e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.

Insajderi ka sigurue nji fotografi të këtij takimi që ka ndodh në njanin prej lokaleve në Prishtinë.

Haradinaj dhe Kusari-Lila nuk kanë qenë të shoqnuem nga bashkëpunëtorë të tjerë të tyne.

Mimoza Kusari-Lila dhe Ilir Deda kanë paralajmërue krijimin e nji partie të re politike ndërsa nuk dihet nëse takimi asht ba me qëllim të lidhjes së ndonji bashkëpunimi në t’ardhmen mes dy palëve.

Derisa AAK e Haradinajt tashma ka lidh nji koalicion parazgjedhor me Nismën për Kosovën, ndërsa po insiston në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Zyrtarë të AAK’s disa herë kanë thanë se zgjedhjet do të mbahen mbrenda këtij viti.

Mimoza Kusari cilësohet si kundërshtare e fortë e AAK’s.

Ajo kishte arritë që të largonte AAK’n nga pushteti në Gjakovë, mbasi që në zgjedhjet lokale kishte mundë Pal Lekajn.

 

mimiramboo