A po synon Veseli me u ba kryeministër para Speciales!

Deklarata e kryeparlamentarit Kadri Veseli për me kthye normalitetin nepërmjet zgjedhjeve të parakohshme vlerësohet të jetë ba për disa arsye.

Simbas deputetëve të LDK’s, Veseli po synon të vijë në krye të ekzekutivit para funksionalizimit të Gjykatës Speciale, mbasi që, kjo Gjykatë vlerësohet se ka me damtue ma së shumti PDK’n.

Ndërkaq, partitë opozitare vlerësojnë se kreu i PDK’s tashma e ka kuptue se koalicioni ka deshtue në shumë procese të randësishme.

Mirëpo, ata nuk përjashtojnë mundësinë që kryetari i Parlamentit të jetë deklarue pro zgjedhjeve për shkak të Speciales, mbasi që kjo mendohet se ka me damtue ma së shumti partinë që e drejton Veseli.

Edhe analistët politikë konsiderojnë se nga Gjykata Speciale ma së shumti ka me u damtue PDK dhe se kjo mund të jetë njana prej arsyeve nëse shkohet në zgjedhje të parakohshme. Megjithëkëtë, simbas tyne, zgjedhje nuk do të ketë gjatë këtij viti, por tek në vitin e ardhshëm.