A po tuten rusët prej Luftës së Tretë Botnore?

Gati gjysa e rusëve tuten se intervenimi i Moskës në konfliktin në Siri mundet me çue në nji Luftë të Tretë Botnore, simbas nji sondazhi.

Moska, nji aleat i randësishëm i presidentit sirian, Bashar al-Assad, asht tue krye sulme me bomba në Siri që nga Shtatori i vitit 2015.

48 përqind e rusëve kanë thanë se janë të shqetësuem se tensionet e nalta në marrëdhaniet mes Rusisë dhe Perendimit munden me eskalue në në Luftë të Tretë Botnore.

Ndërsa, 42 për qind kanë thanë se nuk janë të shqetësuem për këtë gja.

Ndërkohë, 10 për qind kanë thanë se kjo pyetje asht tepër e vështirë për me ju përgjigjë, simbas nji sondazhi me 1.600 anketues nëpër Rusi, i kryem nga qendra e pamvarun për kërkime “Levada”./Independent