A po “tutet” Qeveria e Serbisë nga formimi i FAK?

Themelimi i Forcave të Armatosuna të Kosovës mundet me qenë vetëm nji kërcënim për stabilitetin dhe të ardhmen paqësore të serbëve dhe shqiptarëve, thonë në Qeverinë e Serbisë.

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, i ka thanë TribunaChannel se nji destabilizim të tillë nuk kishte me dashtë asnjana palë.

“Sa i përket qëndrimit të Qeverisë së Serbisë asht e qartë se, – në bazë të marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës, e Qershorit të vitit 1999, në mes të ushtrisë jugosllave dhe të NATO’s, përkatësisht KFOR’it, forcë e vetme ligjore e armatosun në territorin e Kosovës (Kosovës dhe Metohisë, siç na themi) asht KFOR.
Na mendojmë se çdo militarizim i ri në rajon, që ka vuejtë aq shumë për shkak të luftnave, mundet me qenë vetëm nji kërcënim për stabilitetin dhe të ardhmen paqësore të serbëve dhe shqiptarëve, të cilën ne tanë e duem”, ka thanë Marko Djuric.

Por, në Qeverinë e Kosovës shprehen se themelimi i Forcave të Armatosuna të Kosovës asht shumë i randësishëm për stabilitetin dhe paqen në Rajon.

“Ushtria e Kosovës ka me u formue së shpejti,” asht shprehë për TribunaChannel, ministrja për dialog Edita Tahiri.